HERADESIGN® Baffle Line Fine A2 është një pengesë akustike vertikale prej leshit të drurit në tri shtresa të lidhura me magnezit me një bërthamë absorbuese prej leshi mineral në trashësi 55 mm, e disponueshme në gjashtë dimensione standarde. Sipërfaqja me teksturë të hollë (gjërësia e fibrave 2 mm) ofron performancë shumë të mirë akustike. Vendosur në profil alumini të eloksuar në të gjitha anët, me mundësi të ndryshme të varjes për të krijuar hapësira vizuale që kontrollojnë jehonën e zërit si dhe ofron performancë të shkëlqyer të reagimit në zjarr A2. Një gamë pothuajse e pakufizuar e opsioneve të ngjyrave lejon krijimin e dizajneve frymëzuese dhe dalluese të tavanit. Këta elementë lundrues mund të përdoren si pengesa akustike individuale ose të instaluara në grup për të krijuar një efekt linear mahnitës. Kjo e bën HERADESIGN® Baffle Line Fine A2 zgjedhje ideale për zyra, korridore dhe ambiente të pritjeve ku akustika, dizajni, qëndrushmëria dhe siguria janë thelbësore. HERADESIGN® Baffle Line Fine A2 është e bërë nga druri i çertifikuar nga PEFC dhe FSC.
HERADESIGN® Baffle Line Fine A2
| Numri i materialit | EAN / GTIN | Gjatësia | Gjerësia | Trashësia | Ngjyra | Thithja e zërit (NRC) |
|---|---|---|---|---|---|---|
00548575 | 9002825134503 | 600 mm | 300 mm | 58 mm | e bardhë | 0,55 |
00539496 | 9002825129981 | 1200 mm | 300 mm | 58 mm | e bardhë | 0,55 |
00621654 | 9002825157779 | 1800 mm | 300 mm | 58 mm | e bardhë | 0,55 |
00816069 | 9002825226192 | 1200 mm | 600 mm | 58 mm | e bardhë | 0,70 |