Përdorimi i paneleve fotovoltaike ose diellore po rritet dhe pritet që përdorimi i tyre të tejkalojë atë të centraleve të mëdha elektrike deri në vitin 2028. Pra, mbështetja për instalimet solare, mbrojtja nga zjarri dhe ngarkesa e shtuar janë faktorë kyç në projektimin e çative të sheshta. Fatkeqësisht, shpesh funksionaliteti i shtuar vjen me rrezik të shtuar nga zjarri.
Panelet diellore në çati rrisin rrezikun e ndezjes dhe, nëse kjo ndodh, mund të përshpejtojnë edhe përhapjen e zjarrit. Për të gjitha sa u përmendën, çatia e sheshtë duhet të projektohet dhe të izolohet siç duhet, në mënyrë që të ketë ndikim pozitiv në jetëgjatësinë e ndërtesës, në efikasitetin e saj energjetik, si edhe në komoditetin dhe sigurinë e përdoruesve të saj.
Parakushtet për realizimin e suksesshëm të çatisë së sheshtë janë:
• Projektim optimal
• Zgjedhja e izolimit termik të përshtatshëm
Zgjidhje izoluese për çati të sheshta të objekteve industriale
Për izolimin e çative të sheshta rekomandohet përdorimi lesh mineral i gurit me rezistencë të rritur ndaj shtypjes. Leshi mineral i gurit si izolues termik në sistemin e çatisë së sheshtë me shtresa luan një rol shumë të rëndësishëm. Përveç se izolon hapësirën e brendshme dhe mundëson kalimin pa pengesë të avullit të ujit, ai mbron nga zjarri hapësirën e brendshme, të mirat materiale dhe personat që qëndrojnë aty. Në portofolin tonë, produktet për çatitë e sheshta mbajnë emrin SmartRoof. Pllaka SmartRoof Ato mund të vendosen në të gjitha llojet e konstruksioneve të çative: pllakë betoni e armuar, tavan i lehtë prefabrik, llamarinë trapezoidale, konstruksion druri etj.
Rregullorja për efikasitetin energjetik të ndërtesave përcakton vlerat maksimale të koeficientit të kalimit të nxehtësisë – Umax që duhet t’i plotësojnë elementët e mbështjellësit termik, dhe çatia e sheshtë është padyshim pjesë e këtij mbështjellësi. Për çatitë e sheshta, vlera maksimale e koeficientit të kalimit të nxehtësisë Umax=0,35 W/m2K. Me produktet e SmartRoof-it, kjo vlerë arrihet me 10 cm trashësi të leshit mineral të gurit:
Trashësia e leshit mineral të gurit të aplikuar ka ndikim përcaktues në shkallën e humbjeve të nxehtësisë në zonën e çatisë së sheshtë. Trashësinë e nevojshme të izolimit për çatinë tuaj mund ta llogaritni përmes softuerit tone KnaufTerm2 Pro Knauf Mjetet tona, ose këtë mund ta kryejmë si shërbim për ju. Nga rezultatet e llogaritjes del edhe shkalla e kondensimit të avullit të ujit, sipas së cilës përcaktojmë edhe llojin e folies që do të kontrollojë depërtimin e avullit të ujit në sistemin e çatisë së sheshtë.
MBROJTJA NGA ZJARRI
Për zjarrin dhe pasojat e tij katastrofike zakonisht mendojmë vetëm kur është vonë, pra kur ai tashmë ka ndodhur.
Prandaj është e domosdoshme të mendohet paraprakisht, në mënyrë që zgjidhjet që i projektojmë dhe i zbatojmë të ofrojnë mbrojtje të përshtatshme nga zjarri dhe të parandalojnë humbjet e jetëve njerëzore dhe dëmet materiale.
Sistemi i çatisë me shtresa me lesh mineral të gurit ofron rezistencë ndaj zjarrit të nivelit më të lartë, krahasuar me sistemet e tjera të çative të sheshta.
KLINAT – ZGJIDHJA E PJERRËSIVE NË ÇATI TË SHESHTË
Parimi bazë për projektimin e pjerrësive të nevojshme në një çati të sheshtë është drenazhimi – për drenazhimin e përsosur të ujit të shiut nga çatia përdoren KLINAT Knauf Insulation, SmartRoof Top CTF1 i SmartRoof Top CTF2. Me ndihmën e tyre mund të krijohen pjerrësitë në çdo lloj çatie të sheshtë. Na dërgoni planin e çatisë dhe prerjet në formatin .dwg dhe do t’i projektojmë për ju shtresat për pjerrësi nga leshi i gurit.
PANELET FOTOVOLTAIKE NË ÇATITË E SHESHTA
Përdorimi i paneleve fotovoltaike (PV) ose solarë për çati po shënon rritje në mbarë BE‑në, pjesërisht i nxitur nga Plani RePowerEU i Komisionit Evropian, i cili synon përshpejtimin e kalimit drejt prodhimit të energjisë nga burime të rinovueshme.
Direktiva për efikasitetin energjetik të ndërtesave ka vendosur një kornizë kohore për shtetet anëtare që të implementojnë prodhimin e energjisë diellore.
SmartRoof produkte
Produktet janë të përshtatshme për variante të ndryshme strukturore të çatisë së sheshtë. Gjatë zgjedhjes së produktit përkatës merret parasysh lloji i kalueshmërisë së çatisë së sheshtë: e pakalueshme ose e kalueshme.
Përveç kësaj, me përdorimin gjithnjë e më të madh të paneleve solare në çati, duhet të kemi parasysh se çatia e sheshtë duhet të shërbejë si mbështetje për instalimet solare dhe të përballojë ngarkesa të shtuara.
Prandaj kemi krijuar tre zgjidhje të ndryshme, në varësi të llojit të çatisë që po projektoni:
SHPEJTËSIA E MONTIMIT – Montimi i çatisë së tipit të shtresëzuar është i lehtë dhe i shpejtë (një ekip me përvojë dhe i trajnuar mirë mund të realizojë deri në 1.000 m2 çati të shtresëzuar në ditë!)
KËRKESAT TERMIKE – Trashësitë e termoizolimit në përputhje me Rregulloret për performancat energjetike të ndërtesave, nga 10 cm e lart, nuk përbëjnë kufizim te çatia e shtresëzuar: trashësia e shtresës termoizoluese të leshit të gurit mund të rritet lirshëm duke kombinuar produktet përkatëse nga leshi i gurit.
RRAFShMËRIA E BAZËS – Në sistemet e çative të shtresëzuara, problemi i denivelimeve dhe boshllëqeve rregullohet lehtë, si në shtresën mbajtëse (lim trapezoidal), ashtu edhe në shtresat e tjera (izolimi termik ose membrana përfundimtare hidroizoluese).
PJERRËSIA E ÇATISË – Çatia me membranë hidroizoluese mund të jetë praktikisht e sheshtë (dmth me pjerrësi minimale drejt pikave të kullimit të ujit), çka sjell më shumë hapësirë të përdorshme (në lartësi) për objektin dhe kursen në konstruksionin mbajtës prej çeliku.
ZGJIDHJA E PJERRËSIVE – KLINAT – Ju ofrojmë shërbimin e projektimit të pjerrësive të nevojshme duke komponuar elemente të parapërcaktuara nga leshi i gurit (të ashtuquajturit “KLINË”). Kjo zgjidhje nënkupton ngarkesë më të vogël të konstruksionit të çatisë nga shtresat për pjerrësi si dhe realizim dukshëm më të shpejtë dhe më të lehtë.
ZGJIDHJA E DEPËRTIMEVE NË ÇATI – Në çdo çati të sheshtë kemi depërtime të elementeve të ndryshme të instalimeve. Në sistemin e shtresëzuar të çatisë këto detaje zgjidhen në mënyrë të thjeshtë (duke ngritur membranën hidroizoluese) dhe nuk paraqesin pika kritike në çatinë e realizuar.
LLOJI DHE MADHËSIA E KONSTRUKSIONIT TË ÇATISË – Te sistemi i shtresëzuar, madhësia dhe lloji i konstruksionit të çatisë nuk janë përcaktuese, sepse membrana është jashtëzakonisht elastike dhe çdo shtresë në sistem dilaton në mënyrë të pavarur. Kështu sigurojmë hidroizolim të pandërprerë në tërë sipërfaqen e çatisë. Dilatimet në konstruksionin e objektit me çati të shtresëzuar zgjidhen shumë lehtë falë elasticitetit të jashtëzakonshëm të membranës (zgjatje deri rreth 300% para thyerjes).
GARANCITË Prodhuesit e membranave përfundimtare japin garanci shumëvjeçare për sistemet e çatisë së shtresëzuar.